Goggia fiton, Gut Behrami në vend të 9-të

Skijim

Goggia fiton, Gut Behrami në vend të 9-të

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2022 Në ora: 13:11
Goggia fiton

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, triumfon në disiplinën e lëshimit, që u zhvillua në Cortina të Italisë.

Ajo ka treguar rrëshqitje më të përsosur duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:06,98 minuta.

Skiatorja italiane pati kohën më të mirë për 20 qindtat se austriakja Ramona Siebenhofer.

Image

Lara Gut - Behrami

Skiatorja e Republikës së Çekisë, Ester Ledecka arriti në podium, në vend të tretë por me kohë më të dobët për 26 qindtat se fituesja e garës.

Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behramit, përfundoi garën në pozitën e 9-të, me kohë më të ngadalshme për 68 qindtat se Goggia.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës, Shiffrin udhëheq me 966 pikë, pasojnë Vlhova 929, Goggia 769 pikë etj.

Renditja 

1. Sofia Goggia (Italia) 1:06,98
2. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,20
3. Ester Ledecka (Çekia) +0,26
4. Corinne Suter (Zvicra)    +0,33
 5. Mirjam Puchner (Austria)    +0,37
 6. Michelle Gisin (Zvicra)     +0,44
 7. Elisabeth Reisinger (Austria)    +0,57
 8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)     + 0,59
 9. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    + 0,68
10. Kira Weidle (Gjermania)     +0,81

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat