Fitore e madhe e skiatorit zviceran 

Skijim

Fitore e madhe e skiatorit zviceran 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:01
Beat Feuz e Marco Odermatt

Skiatori zviceran, Beat Feuz, është fitues i garës në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.

Beuz zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56,68 minutë, duke lënë pas për 21 qindtat bashkëkombësin e tij Marco Odermatt.

Austriaku Daniel Hemetsberger arriti në podium por me 4 qindtat ka qenë më i shpejtë se bashkëkombësi i tij Matthias Mayer.

Norvegjezi Aleksander A. Kilde zhgënjeu duke u renditur në vend të gjashtë me 1 sekondë e 23 qindtat larg nga vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1200 pikë, pasojnë Kilde me 825, Mayer 692 pikë etj.

Renditja

1. Beat Feuz (Zvicra)    1:56,68 
2. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,21 
3. Daniel Hemetsberger (Austria)    +0,90 
4. Matthias Mayer (Austria)     +0,94 
5. Johan Clarey (Franca)    +1,17 
6. Aleksander A. Kilde (Norvegjia)    +1,23 
7. Dominik Paris (Italia)    +1,27 
8. Niels Hintermann (Zvicra)    +1,42 
9. Christof Innerhofer (Italia)    +1,43 
10. Daniel Danklmaier (Austria)    +1,49

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat