Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit më mëdhenj të skijimit

Skijim

Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit më mëdhenj të skijimit

Nga: Shaban Sinani Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:41
Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit më mëdhenj të skijimit

Sot më 23 janar 2022, mbushen tre vjet nga  vdekja e legjendës  së skijimit  Jahja Refikut.  

Ai vdiq në moshën 82 - vjeçare  pas një sëmundje  të rëndë

I ndjeri Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937.  

Pjesën më të madhe të jetës së tij a e ka kaluar në Kodër të Diellit, ku ka punuar deri në vitin 1993. Tërë jetën ia ka kushtuar skijimit, ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë, në kategorinë e pionierëve nga viti 1946-1951, kampion i të rinjve nga viti 1951-1955 dhe kampion i seniorëve nga viti 1955-1966. 

Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954,  fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora të Sllovenisë, në vitin 1955 fitoi vendin e tretë, nga viti 1955-1966,  ka qenë kampion në kategorinë e seniorëve në ish Jugosllavi ku ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së atij  shteti.

Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit më mëdhenj në organizimin e garave  ndërkombëtare të skijimit në Kodrën e Diellit, siç ishte rasti me garat “Kupa e Sharrit” si dhe organizime të shumta të garave  vendore.

Legjenda e skijimit Refik Jahja gjithmonë  do të mbetet në kujtimet  e rinisë për at  të arriturat në sport dhe afirmimin e sportit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. 

Për sukseset e arritura  në sport  ai është nderuar me  mirënjohje, medalje  dhe plaketa të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat