Skiatori gjerman triumfon nën dritat e reflektorëve 

Skijim

Skiatori gjerman triumfon nën dritat e reflektorëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2022 Në ora: 22:37
Linus Strasser

Skiatori gjerman, Linus Strasser, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit nën dritat e reflektorëve, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë.

Gjermani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,00 minuta, me një epërsi shumë të ngushtë, tre qindtat para norvegjezit Atle Lie Mcgrath. 

Strasser e  priste me padurim fitoren e tij të tretë në karrierë.

Image

Linus Strasser

Ai në janar të vitit 2017 ishte më i miri në sllallomin paralel në Stokholm, dhe në janar 2021 në sllallomin e Zagrebit.

Duhet theksuar se në rrëshqitjen e parë suedezi Kristoffer Jakobsen udhëhoqi me 58 qindtat e sekondës, por nuk i rezistoi presionit në finale.

Austriaku Manuel Feller renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 39 qindtat se fituesi i garës dhe për tre qindtat kaq qenë më i shpejt se norvegjezi Henrik Kristoffersen.  

Renditja 

1. Linus Strasser (Gjermania)    1:46,00 
2. Atle Lie Mcgrath (Norvegjia) +0,03 
3. Manuel Feller (Austria)    +0,39 
4. Henrik Kristoffersen  (Norvegjia) +0,42 
5. Alex Vinatzer (Italia) +0,43 
6. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0,45 
7. Tommaso Sala (Italia) +0,61 
8. Alexander Horoshilov (Rusia)    +0,62 
9. Clement Noel (Franca)    +0,63 
10. Tanguy Nef (Zvicra)    +0,64

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat