Skiatorja zvicerane shkëlqen në lëshim

Skijim

Skiatorja zvicerane shkëlqen në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:35
Suter

Skiatorja zvicerane, Corinne Suter, shkëlqen në disiplinën e lëshimit, e cila u mbajt në Garmisch – Partenkirchen të Gjermanisë.

Suter bëri paraqitje fantastike, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:40,74 minuta.

Zviceranja doli e para me 51 qindtat e sekondës para austriakes Jasmine Flury. Austriakja Cornelia Hütter renditet e treta por me kohë më të mirë për katër qindtat se skiatorja gjermane Kira Weidle.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin  kryeson me 1026 pikë, pasojnë Vlhova 1009, Goggia 769 pikë etj. Goggia udhëheq me 400 pikë, Suter 331, Siebenhofer 281 pik etj.

Renditja

 1. Corinne Suter (Zvicra)    1:40,74
 2. Jasmine Flury (Austria)    +0,51
 3. Cornelia Hütter (Austria)    +0,78
 4. Kira Weidle (Gjermania)    +0,82
 5. Nadia Delago  (Italia) +0,85
 6. Elisabeth Reisinger (Austria)    +0,92
 7. Ariana Raedler (Austria)    +0,94
 8. Joana Hählen (Zvicra)    +1,02
 9. Michele M. Gagnon (Kanada)    +1,05
 10. Christine Scheyer (Austria)    +1,14

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat