Dehari, do të mbajë flamurin e Maqedonisë në hapjen solemne

Skijim

Dehari, do të mbajë flamurin e Maqedonisë në hapjen solemne

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Dehari, do të mbajë flamurin e Maqedonisë në hapjen solemne

Dardan Dehari, do të drejtojë ekspeditën e Maqedonisë , e cila do të garojë në Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Dehari do të mbajë flamurin e Maqedonisë në hapjen solemne të Lojrave Olimpike Dimërore, pasi që Ana Cvetkovska, e cila ka dy teste negative për “Covid 19”, por ishte në kontakt me trajnerin e vet Borçe Jovanovski, i cili doli dy herë pozitiv në testet për “Covid 19”.

Në këtë mënyrë, Ana Cvetkovska është vënë në izolim dhe nuk do të jetë bartëse e flamurit të Maqedonisë në hapjen solemne.

Në rast se ka dy teste negative radhazi, me miratim të posaçëm, Borçe Jovanovski, mundet menjëherë të largohet nga hoteli i specializuar për “Covid 19” dhe të kthehet në Fshatin Olimpik në Pekin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat