Kianas dhe trajnerit Pupovci nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të LOD Pekin 2022

Skijim

Kianas dhe trajnerit Pupovci nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoninë hapëse të LOD Pekin 2022

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 10:21
Kiana Kryeziu dhe Agim Pupovci

Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022, ku Kosova do të përfaqësohet nga dy sportistë, respektivisht skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Po ashtu, ishte paraparë që gjatë kësaj ceremonie flamurin e Kosovës ta bartin Albini dhe Kiana, por që kësaj të fundit tani nuk i është lejuar pjesëmarrja.

Së bashku me Kiana Kryeziun, pjesëmarrja gjatë kësaj ceremonie nuk do t’i lejohet edhe trajnerit Agim Pupovci, pasi që ky i fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas organizatorëve, Kryeziu, është konsideruar si kontakt i mundshëm me persona tjerë, për çka nuk i lejohet të marrë pjesë në ceremoni, edhe pse është duke stërvitur dhe rezultuar negativ në testet per Covid 19.

KOK ndjen keqardhje qe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për t'ia mundësuar Kianës dhe Agimit pjesëmarrjen, një gjë e tillë nuk ishte e mundur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat