Ajdar Haruni, shpresë e madhe e skitarisë së Kosovës

Skijim

Ajdar Haruni, shpresë e madhe e skitarisë së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 20:30
Ajdar Haruni, shpresë e madhe e skitarisë së Kosovës

Kosova ka një numër të madh të skiatorëve dhe skiatoreve të talentuar.

Një emër që po vjen është edhe skiatori i talentuar Ajdar Haruni.

Ai është jashtëzakonisht i mirë në disiplinën e sllallomit të madh, ku doli edhe kampion i Kosovës për U-14 në garën që u zhvillua në Brod të Dragashit. 

Image

Haruni befasoi edhe njohësit e këtij sporti me paraqitjen që ka bërë në Kampionatin e Kosovës.

Reflekset e tija ishin edhe arma më e fortë e triumfit në kampionat.

Haruni është anëtar i klubit skitar Arxhena nga Dragashi. 

Një skiator shumë i mirë dhe shpresë e madhe për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haruni stërvitet me përkushtim në përsosjen e teknikës dhe për të arritur kohën edhe më të mirë në disiplinën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat