Kiana Kryeziu është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike

Skijim

Kiana Kryeziu është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 18:19
Kiana Kryeziu është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike

Skitarja e Kosovës Kiana Kryeziu është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Ajo ka thënë se është përgatitur shumë mirë dhe është e gatshme për debutimin e saj në këtë sfidë ku do ta përfaqësojë Kosovën si vajza e parë në LOD.

Në një interviste për KOK-un, Kryeziu ka deklaruar se është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse këto ditë ka qenë pa trajnerin e saj Agim Popovci për shkak se ai ishte i karantinuar deri në ditën e sotme.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, është shumë e organizuar mirë do të thotë pista, qitet, heket, i kemi tri ndrrime edhe thjeshtë është super...

Agim Popovci, trajneri im është një pjesë themelore e ushtrimeve dhe jetës sime si sportiste. Ai më mungon shumë, sidomos tani në këto momente që më duhet të jetë këtu dhe nesër që e kam garën por në përgjithësi unë e di se çfarë më ka thënë ai dhe thjeshtë do të vazhdojë më këshilla e tij”, ka thënë Kryeziu.

17 vjeçarja ka shtuar se është e gatshme të jap maksimumin në lëshimin e saj të parë në sllallom të madh duke synuar paraqitje sa më të mirë.

“Gati jam, jam e përgatitur, jam përgatitur gjatë gjithë vitit 2021 ka qenë një prej synimeve më të mëdha të miat kështu që jam shumë e emocionuar dhe mezi po pres...Pritje e mia janë të kem një performanc sa më të mirë për shkak që për ata që i dinë nuancat e sportit e dinë se sa e vështirë është edhe kualifikimi për të ardhur këtu.

Ju siç e dini vetëm 100 shtete nga 200 janë kualifikuar, nëse nuk gaboj ndër 100 shtete kështu që thjeshtë ardhja këtu ka qenë një sukses shumë i madh”, tha Kryeziu.

Lëshimin e saj të parë Kiana Kryeziu pritet ta bëjë në mëngjesin e hershëm të së hënës, rreth orë 02:0.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat