Gruaja e Valon Behramit fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike 

Skijim

Gruaja e Valon Behramit fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:30
Gruaja e Valon Behramit fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike 

Lara Gut –Behrami është fituese e medaljes së bronztë olimpike në Pekin.

Ajo tregoi paraqitje fantastike në rrëshqitjen e dytë, duke e zënë vendin e tretë në sllallomin e madh. 

Gut - Behrami, gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, stoliset me medalje të bronztë, sukses i madh i saj. 

Image

Sara Hector, kampion olimpike

"Gut-Behrami merr medaljen e bronztë falë një rikthimi të shkëlqyer", -  shkruan media zvicerane "20min".

Suedezja Sara Hector është fituese e medaljes ë artë, e cila zuri vendin e parë me kohë të kohë të kaluar për 1:55,69 minuta.  

Image

Gut - Behrami

Skiatorja italiane Federica Brignone zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 28 qindtat se e para, duke e fituar medaljen e argjendtë.

Gut - Behrami pati kohën më të dobët për 72 qindtat se Sara Hector.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat