Mayer fiton medaljen e artë olimpike: Nuk mendoj për historinë 

Skijim

Mayer fiton medaljen e artë olimpike: Nuk mendoj për historinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:24
Mayer fiton medaljen e artë olimpike: Nuk mendoj për historinë 

Skiatori austriak, Matthias Mayer, ka treguar formë të jashtëzakonshme, duke fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e supersllallomit të madh.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19,94 minuta, një epërsi shumë të ngushtë ndaj vendit të dytë, vetëm 4 qindtat e sekondës. 

Mayer e ka mbrojtur medaljen e artë olimpike, Për skiatorin austriak, kjo ishte medalja e tretë e artë në tre edicione të Lojërave Olimpike Dimërore. Ndërsa amerikani Ryan Cochran-Siegle stoliset me medalje të argjendtë. 

“Tani në këtë moment, unë nuk mendoj për historinë" -- tha Mayer.

 “Është e pabesueshme ta realizosh atë në ditët kur ka më shumë rëndësi. Vetëm kaq, çfarë mund të thuash?”, - tha Kjetil Jansrud.
Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde renditet në pozitën e tretë me 42 qindtat sekondës më të dobët se fituesi i garës, duke fituar medaljen e bronztë. 

 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat