Gu: Ishte një vendim tepër i vështirë 

Skijim

Gu: Ishte një vendim tepër i vështirë 

Nga: K.G. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Gu: Ishte një vendim tepër i vështirë 

Kinezja Eileen Gu fitoi medaljen e artë në skijimin e lirë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, në disiplinën atraktive dhe jeta e kësaj vajze është veçanërisht interesante për publikun.

Ajo arriti fitore me 188.25 pikë dhe kështu hyri në histori si fituesja e parë e artë olimpike në këtë disiplinë.

Eileen është një modele e Victoria's Secret, e cila ka lindur në SHBA, por ka vendosur të ndryshojë kombëtaren dhe të garojë për Kinën, raporton “NBCNewYork”.

"Vendosa të garoj për Kinën në Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Ky ishte një vendim tepër i vështirë për mua. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Federatës Amerikane dhe Kineze të Skive që kanë vizionin dhe besimin tek unë për të realizuar ëndrrat e mia. jam krenar për trashëgiminë time. Jam po aq krenar për edukimin tim amerikan.

Mundësia për të ndihmuar në frymëzimin e miliona të rinjve ku lindi nëna ime, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, është një mundësi e vetme një herë në jetë për të. Ndihmoni në promovimin e sportit", - shkroi Eileen në rrjetet sociale në 2019.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat