Petra Vlhova fiton medaljen e artë: Kam shumë emocione!

Skijim

Petra Vlhova fiton medaljen e artë: Kam shumë emocione!

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 11:22
Petra Vlhova

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, është fituese e medaljes së artë në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore- Pekini 2022.  

Garë e fortë deri në pikën e fundit, sllovakja zuri vendin e parë me kohë të kaluar për. 1:44,98 minuta.   

“Kam shumë emocione tani, brenda vetes. Këtë sezon kam qenë shumë e fortë dhe sot kam dhënë gjithçka", tha Vlhova.

Austriakja Katharina Liensberger fiton medaljen e argjendtë, e cila mbeti për 8 qindtat e sekondës pas sllovakes.

Zvicerania Wendy Holdener zuri vendin e parë me 22 qindtat e sekondës se fituesja e garës. Holdener stoliset me medalje të bronztë.

Është befasuese, favoritja kryesore, amerikanja Mikaela Shiffrin nuk kishte fat dhe u rrëzua në garën e parë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat