Dehari: Patjetër t`i nënshtrohem një operacioni 

Skijim

Dehari: Patjetër t`i nënshtrohem një operacioni 

Nga: Shaban Sinani Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:00
Dehari: Patjetër t`i nënshtrohem një operacioni 

Skiatori Dardan Dehari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” shkaku i një lëndimi serioz që mori gjatë stërvitjes së  ditës ë martë në Janking. Pas këtij lëndimi ai nuk është në gjendje  që të përfaqësoj vendin në disiplinën sllallom dhe sllallom i madh, ndërsa intervenimit kirurgjik do ti nënshtrohet në vendlindje.

Lojërat Olimpike do të mbeten përgjithmonë në kujtimet e skiatorit tetovar pasi pjesëmarrja në “Pekin 2022” ishte kurorëzimi i punës 20 vjeçare në karrierën e tij. Por, lëndimin i rëndë gjatë stërvitjes, pamundësoi pjesëmarrjen në garat zyrtare të Olimpiadës. Tani vijon faza e rehabilitimit.

“Fatkeqësisht një ramje e zakonshme në sportin tone të skijimit, por që rezultoi me një lëndim serioz. Konkretisht këputje e ligamentit të mesëm të gjurit të djathtë, që më duhet patjetër t`i nënshtrohem një operacioni apo ndërhyrje kirurgjike për ta rregulluar atë problematik ose lëndim. Dhe më pas koha e rehabilitimit që të kthehem sa më shpejt në shtigjet e skijimit”, tha Dehari.

Dardani Dehari thotë se operimit do t`i nënshtrohet në vendlindje pasi dëshiron që deri në maksimum ta shijojë atmosferën olimpike.

“Meqenëse është një operim i njohur, tanimë nuk është diçka shumë e komplikuar do ta realizoj në Maqedoni.

Kështu që shpresoj sa më shpejt të kthehem në vendlindje dhe ta realizoj çështjen e intervenimit dhe të nis procesin rehabilitues”.

Ndryshe sipas programit të organizatorit, Dardan Dehari, në Olimpiadën “Pekin 2022” duhej të niste më 13 shkurt në disiplinën sllallom i madh dhe më 16 shkurt në sllallom.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat