Madhështore, nusja e Kosovës fiton medaljen e artë olimpike!

Skijim

Madhështore, nusja e Kosovës fiton medaljen e artë olimpike!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 07:46
Lara Gut Behrami (

Nusja e Kosovës është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekini 2022. 

E kush tjetër përveç gruaja e futbollistit të mirënjohur Valon Behrami, skiatorja Lara Gut – Behrami.

Lara Gut Behrami është kampione olimpike për herë të parë në histori të saj.

Image

Gut - Behrami

Ajo e plotësoi suksesin zviceran. 

Lara Gut Behrami ka realizuar ëndrrën e saj të kahmotshme në supersllallomin e madh. 

30-vjeçarja zviceran fitoi të artën olimpike, e cila zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:13.51 minuta. 

Gut – Behrami pati kohën më të mirë për 22 qindtat e sekondës se austriakja Mairjam Puchner. Skiatorja Puchner stoliset me medalje të argjendtë.

Të hënën që e lamë pas, Gut-Behrami kishte fituar medaljen e bronztë në sllallomin e madh. Është medalja e dytë olimpike brenda pesë ditësh.

Zviceranja Michelle Gisin fiton medaljen e bronztë, e cila mbeti me 30 qindtat e sekondës larg Gut – Behrami.. 

Image

Mirjam Puchner, Lara Gut - Behrami e Michelle Gisin

"“Isha më shumë nervoze në fund sesa në fillim.

Nuk mund të injorosh atë që ndodhi në Socchi dhe Pyeongchang. Në fakt nuk isha 100 për qind e bindur as për udhëtimin tim.

Por tani është thjesht e mrekullueshme që funksionoi kështu pas këtij viti të komplikuar dhe lëndimit. Më kanë ndihmuar edhe njerëzit përreth.

Jam pjekur dhe tani e kuptoj që ndonjëherë është e vërtetë ajo që thonë. Mund të kishte qenë ndryshe për mua kur isha më e re. Edhe unë jam qetësuar tani si person”, ka thënë Gut - Behrami..

Renditja 
1. Lara Gut Behrami (Zvicra) 1:13,51 
2. Mirjam Puchner (Austria) +0,22 
3. Michelle Gisin (Zvicra)   +0,30 
4. Tamara Tippler (Austria)    +0,33 
5. Ester Ledecka (Çekia) +0,43 
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)  0,58 
7. Federica Brignone (Italia)    +0,66 
8. Cornelia Hütter (Austria)     +0,68 
9. Mikaela Shiffrin  (SHBA)    +0,79 
10. Eelena CUESRTONI  )Italia)    +0,83

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat