Në konkurrencën e femrave në skijim, është publikuar edhe lista e çmimeve (parave) që fituan skiatoret në edicionin 2021-2022.
Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, fituese e përgjithshëm e Kupës së Botës nuk është në krye sa i përket çmimeve.
Sllovakja Petra Vlhova udhëheq me 408,332 franga, duke e lënë pas Mikaela Shiffrin (406,745 franga), shkruan media zvicerane "Blick".
Dominuesja e lëshimit Sofia Goggia siguroi vendin e tretë me 309,250 franga.
Lara Gut - Behrami, gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, renditet në vend të shtatë me 168'236 franga të fituara.
Sezoni i çmimeve për femra 2021/22
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 408'332 Franga
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 406'745
3. Sofia Goggia (Italia) 309'250
4. Federica Brignone (Italia) 247'275
5. Sara Hector (Suedia) 194'073
6. Tessa Worley (Franca) 168'236.
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 161'234
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 143'314
9. Corinne Suter (Zvicra) 124'450
10. Andreja Slokar (Sllovenia) 108'500