Shqipëria përfaqësohet nga një 15-vjeçare

Skijim

Shqipëria përfaqësohet nga një 15-vjeçare

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:42
Shqipëria përfaqësohet nga një 15-vjeçare

Përfaqësuesja shqiptare e skive ndodhet në Solden të Austrisë, një ditë përpara garës së parë të Kupës së Botës në ski, aty ku Shqipëria, prezantohet për herë të parë dhe do të përfaqësohet nga Lara Colturi.

Shqipëria përfaqësohet për herë të parë në këtë cirkuit dhe do të jenë të pranishëm të gjithë kampionët e botës dhe është gara më elitare e skive.

Shqipëria ka mundësinë e madhe që të futet në “ajkën” e kësaj disipline me sportisten Colturi.

Shqipëria shpreson te një debutim historik, pasi Lara është vetëm 15 vjeçe dhe shpreson të jetë në mesin e 30 vendeve të para, çka do të ishte diçka historike.

15-vjeçarja ndodhet në Austri prej 10 ditësh dhe në Solden është e shoqëruar nga familja e saj dhe njëkohësisht trajnerët, Daniela Ceçarelli dhe Allessandro Colturi, me të cilët po punon intensivisht që të jetë gati për garën.

Pista e Solden konsiderohet si një nga më të vështirat dhe më të bukurat për disiplinën e Giant Sllallom.

Duhet theksuar se, Lara vjen pas suksesit në Kupën e Amerikës Latine në verën e këtij viti, një fitore që ishte shumë domethënëse per evolucionin e madh për Shqipërinë në këtë disiplinë.

Është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për Lara-n, për stafin e saj, por edhe për Federatën Shqiptare të Skive, ku ky sport dimëror po kalon në një dimension tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat