Ky është rezultati i Lara Colturit

Skijim

Ky është rezultati i Lara Colturit

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Lara Colturi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi është renditur në vendin e 17-të në garën e sllallomit e madh që u zhvillua dje në pistën e Killington (Amerikë). Gara ishte e vlefshme për Kupën e Botës, ku skiatorja 16-vjecare ka marrë pikët e para.

Colturi, e cila ka lindur në Itali por ka marrë nënshtetësi shqiptare e garon për ngjyrat kuqezi, bëri një paraqitje mjaft të mirë në pistën amerikane. Në zbritjen e parë, ajo dha kohën 54”83, duke arritur të kualifikohet për në zbritjen e dytë, ku garojnë më të mirat.

Në zbritjen e dytë, Colturi dha kohën 51”13, ndërsa në total ajo dha kohën 1’45”96, duke u klasifikuar në vendin e 17-të.

Pas kësaj gare, skiatorja shqiptare grumbulloi 14 pikë, të parat në karrierën e saj në Kupën e Botës dhe në këtë disiplinë.

Dy javë më parë, Lara Colturi garoi në pistën e Levi, dy herë në disiplinën e sllallomit, por pa mundur të hyjë në zbritjen e dytë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat