Odermatt triumfon në supersllallomin e madh! Caviezel rrëzohet keq

Skijim

Odermatt triumfon në supersllallomin e madh! Caviezel rrëzohet keq

Nga: K. Goca Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:53
Odermatt

Skiatori, Marco Odermatt, ka triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë.

Zvicerani Odermatt ka treguar paraqitje shumë më të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.53 minuta.

Odermatt arriti i pari me kohë më të mirë për 37 qindtat se norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde.

Kjo është fitorja e tij e pestë në supersllallomin e madh, tetë të tjerat i ka në sllallomin e madh.

Austriaku Matthias Mayer arriti në podium por me kohë më të dobët për 78 qindtat se fituesi i garës.

Gara u zvarrit për shkak të disa rrëzimeve, më së keqi e ka pësuar zvicerani Mauro Caviezel, i cili me helikopter u dërgua nga qendra e skive.

Renditja

1. Marco Odermatt (Sz) 1:32.53

2. Aleksander Aamodt Kilde (No) +0,37

3. Matthias Mayer (Ö) +0,78

4.Vincent kriechmayr (Austria)     +86

5. Matthieu Bailet (Franca) +1.16

5. Andreas Sander (Gjermania) +1.16

7. Daniel Hemetsberger (Austria) +1.24.

8. Nils Allegre (Franca) + 1.28

9. Stefan Rogentin (Zvicra) +1.31

10. Jams Crawford (Kanada) + 1.33

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat