Fitorja e pestë e norvegjezit në Val Gardena

Skijim

Fitorja e pestë e norvegjezit në Val Gardena

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 14:12
Aleksander Aamodt Kilde

Skiatori Aleksander Aamodt Kilde ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës. 

Është fitorja e tretë në lëshim dhe e katërta e sezonit.

Fitorja e pestë e norvegjezit në Val Gardena të Italisë.

Image

Mattia Casse

Ai ka gjithsej 17 fitore, nëntë në lëshim dhe tetë në supersllallomin e madh.

Norvegjezi krijoi një epërsi vendimtare në pjesën e poshtme të pistës dhe festoi me 35 të qindtat para francezit Johan Clarey. 

Kilde zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:02,35 minuta. 

Mattia Casse nga Italia, renditet në vend të tretë me 42 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe shtatë se i dyti.

Renditja 

1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 2:02,35
2. Johan Clarey (Franca) +0,35
3. Mattia Casse (ltalia) +0,42
4. Adrien Theaux (Franca)    +0,67
5. Jajmes Crawford (SHBA)    +0,69
6. Cyprien Sarrazin (Franca)    +0,87
7. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,92
8. Travis Ganong (SHBA)    +0,92
9. Jared Goldberg (SHBA)    +1,05
10. Adrian Sejersted (Norvegjia)    +1,15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat