Jahja Refiku -  njëri ndër kontribuuesit  më mëdhenj 

Skijim

Jahja Refiku -  njëri ndër kontribuuesit  më mëdhenj 

Nga: Shaban Sinani Më: 24 janar 2023 Në ora: 20:34
Jahja Refiku -  njëri ndër kontribuuesit  më mëdhenj 

Katër vjet nga vdekja e Legjendës së skijimit Jahja Refikut, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. 

Jahja Refiku ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937. Ishte anëtar i Klubit të Skijimit “Luboteni” në Tetovë.

Gjatë karrierës së tij si skiator ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë së Veriut, duke filluara nga moshat më të reja e deri tek seniorët duke filluar nga viti 1946 deri në vitin 1966, kur edhe e ka ka  përfunduar karrierën si skiator aktiv. 

Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954) fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora (Slloveni, 1955) fitoi vendin e tretë. 

Ka qenë pjesë e  reprezentacionit të skijimit të ish Jugosllavisë. 

Ai për sukseset e arritura në sportin e skijimit është zgjedhur si sportisti më i mirë i Maqedonisë në vitin 1954 dhe është fitues i shumë medaljeve dhe mirënjohjeve. 

Refik Jahja është nderuar me Çmim të veçantë me rastin e 100 vjetorit  të shtetit shqiptar në manifestimin e organizuar nga Shoqata Sportive Studenti, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri  në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe Gostivarit  në vitin 2012, ndërsa  për vepër jetësore iu nda mirënjohje në manifestimin Shpallja e  sportistëve  më të mirë për  vitin  2014  organizuar  nga  TV ART dhe Liga Shqiptare e futbollit në Austri.

Jahja Refiku ishte njëri ndër kontribuuesit  më mëdhenj në organizimin e garave  ndërkombëtare të skijimit në Kodrën e Diellit, siç ishte rasti me garat “Kupa e Sharrit” si dhe organizime të shumta të garave  vendore.
Legjenda e skijimit Jahja Refiku gjithmonë  do të mbetet në kujtimet  e rinisë për at  të arriturat në sport dhe afirmimin e sportit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat