Skiatorja amerikane nuk ndalet, 84 fitore në karrierën e saj në Kupën e Botës 

Skijim

Skiatorja amerikane nuk ndalet, 84 fitore në karrierën e saj në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:00
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, nuk e ka ndërmend të ndalet, ka shënuar edhe një fitore dhe është e 84-ta në karrierën e saj në Kupën e Botës, ka dy më shumë se ish skiatorja e mirënjohur amerikane, Lindsey Vonn.  

Skiatorja amerikane Mikaela është vetëm dy fitore larg rekordit të Ingemar Stenmark (86 fitore).

Mikaela Shiffrin ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh, me kohë të kaluar për 2:03,28 minuta, në garën që u mbajt në Kronplatz të Italisë.

Në dy grahje ishte më e mira dhe fitoi me një epërsi preh 82 qindta ndaj norvegjezes Ragnhild Mowinckel.

Suedezja Sara Hector zuri vendin e tretë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 19 qindta se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 1.517 pikë, dujke lënë pas Gut-Behrami (906), Vlhova (896) etj.

Në sllallomin e madh, Shiffrin kryeson me 600 pikë, Gut-Behrami (482), Bassino (451) etj.

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:03,28
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,82
3. Sara Hector (Suedia) +1,19
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +1,37
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1,38
6. Tessa Worley (Franca)    +1,65
7. Paula Moltzan (SHBA)    +1,97
8. Federica Brignone (Italia) +2,03
9. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +2,13
10. Nina O'Brien (SHBA)    +2,20

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat