Marco Odermatt - brilant

Skijim

Marco Odermatt - brilant

Nga: K. Goca Më: 28 janar 2023 Në ora: 13:16
Marco Odermatt

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka treguar super formë në garën e  supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Odermatt është sërish i pandalshëm pas dëmtimi.

Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,75 minuta, duke lënë pas për 35 qindtat norvegjezin Aleksander Aamodt Kilde.

Marco Odermatt ka treguar paraqitje brilante, arriti fitoren e tij të 18-të në Kupën e Botës.

Skiatori italian Mattia Casse bëri paraqitje të mirë duke arritur në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 49 qindtat se zvicerani.

Renditja  

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:25,75
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0,35
3. Mattia Casse (Italia) +0,49
4. Stefan Babinsky (Austria) +0.63
5. Vincent Kriechmayr (Austria)    +.76
6. Lukas Feurstein (Austria) +0.82
7. Jeffrey Read (Kanada) +0.89
8. Cyprien Sarrazin (Franca) +0.89
9.  Marco Schwarz (Austria) +0.95
10. Matteo Marsaglia (Italia) +0.98

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat