Përvojë pozitive për ekipin kuqezi

Skijim

Përvojë pozitive për ekipin kuqezi

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Lara Colturi, gjatë një gare, ka munguar për shkak të lëndimit

Ka filluar me tone pozitive aventura për ekipin kuqezi në Kampionatin Botëror të Skive në Courchevel-Meribel 2023.

5 skiatorët Shqiptare kanë garuar në sllallomin e madh: vajzat Ester Bako dhe Chiara di Camillo, si dhe djemtë Kevin Qerimi, Deni Xhepa e Vasil Veriga.

Në garat për meshkuj, për herë të parë në histori Shqipëria kualifikohet me 2 sportistë në finalen e nesërme me Kevin Qerimin dhe Deni Xhepën.

Skiatori tjetër kuqezi, Vasil Veriga, nuk arriti ta mbyllte garën.

Në javën e parë të garimit, në garat e shpejtësisë, Kombëtarja Shqiptare humbi si pasojë e dëmtimit të skiatores Lara Colturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat