Sllovakja triumfon në sllallom, Shiffrin e treta

Skijim

Sllovakja triumfon në sllallom, Shiffrin e treta

Nga: K. Goca Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:52
Petra Vlhova

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Soldeu të Andorrës. 

Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:51:38 minuta apo me kohë më të shpejt për 43 qindtat se kroatja Leona Popoviq.

Kampionja e re e botës, Mikaela Shiffrin përfundon në pozitën e tretë me kohë më të të dobët për 86 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme Shiffrin udhëheq me 2106 pikë, pasojnë Gut – Behrami (1167) e Vlhova (1125).  

Shiffrin është kampione në sllallom me 945 pikë, duke lënë pas Holdener (655)  e Vlhova (630).

Renditja

1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:51:38
2. Leona Popoviq (Kroacia) +0:43
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0:86
4. Sara Hector (Suedia)    +1,53
5. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,84
6. Jessica Hilzinger (Gjermania)  +2,41
7. Martina Dubovska (Çekia)    +2,49
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +2,60
 9. Louise Stjernesund (Norvegjia)    +2,61
10. Katharina Truppe (Austria)    +2,73

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat