Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Skijim

Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:45
Denni Xhepa

Denni Xhepa vazhdon të shkëlqejë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Skiatori i talentuar kuqezi u shpall kampion i Ballkanit, në garën e zhvilluar në Bransko të Bullgarisë.

Triumfi në disiplinën e sllallomit e madh shërbeu si një dhuratë e parakohshme për festën e 20-vjetorit të sportistit shqiptar. Denni Xhepa la pas vetes dy bullgarët Kamen dhe Zlatkov.

Ylli shqiptar i skive konfirmoi edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon.

Ai do të ketë shansin të përsëritë suksesin edhe në garën e Sllallomit, që do të zhvillohet këtë të premte në Bransko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat