​Sorschag: Nder ta përfaqësoj Kosovën në skitari

Skijim

​Sorschag: Nder ta përfaqësoj Kosovën në skitari

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:34
Skiatarja austriake Sophie Sorschag

Skiatarja austriake Sophie Sorschag sot është dekretuar me nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë vendin tonë në garat ndërkombëtare të skitarisë.

Dhënia e dekretit të shtetit u bë nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi si dhe Kryetari i Federatës së Karatesë, Milaim Kelmendi.

Me këtë rast, i pari i KOK-ut theksoi se është nder që Kosova do të përfaqësohet nga një kampione e botës në skitari dhe shtoi se pret suksese në garat ndërkombëtare nga ana e saj.

“Sot kemi nderin që do të dorëzojmë së bashku me kryetarin e Federatës së Skijimit Sophies dekretin, nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta kemi një sportiste të re në Kosovës sa i përket sporteve dimërore dhe kjo do të jetë një risi e veçantë duke pasur parasysh se ky sport është mjaftë i vështirë, është një sport shumë delikat dhe vetë arsyeja që shumë sportistë në botë janë shumë të rrallë dhe besoj që Sophia do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Presim rezultatet edhe nga kampionatet evropiane dhe botërore, mirëpo fokusi ynë do të jetë te lojërat e ardhshme olimpike në vitin 2026 që do të mbahen në Kortina të Italisë ku shpresojmë që Sophia do të na kthehet me medalje olimpike”, tha Krasniqi.

Ndërsa vet skitarja austriake u shpreh tejet e lumtur dhe e nderuar që do ta përfaqësojë Kosovën dhe se pret të ketë suksese në garat ndërkombëtare.

Sorschag: Nder ta përfaqësoj Kosovën. Pres shumë suksese

“Është nder i madh për mua ta përfaqësoj Kosovën në garat e ardhshme ndërkombëtare. Falenderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, Federatën e Skitarisë, familjen time dhe të gjithë ata që e bënë të mundur që ta përfaqësojë Kosovën. Po shikojë për një të ardhme të suksesshme për të gjithë neve.”, theksoi ajo.

Ndërsa kryetari i Federates së Karatësë Milaim Kelmendi theksoi se ka pasur shumë shtete të tjera që ishin në garë për shërbimet e Sophie Sorschag, por që përkushtimi i federatës dhe shtetit të Kosovës bën të mundur që ajo të vijë dhe të garojë për Koosvën.

Kelmendi: Ka pasur shumë shtete që e kërkuan Sorschag

“Ka pasur negociata jo vetëm Kosova, por ka pasur edhe shumë shtete të tjera edhe disa shtete fqinje nga ballkani edhe nga shumë shtete edhe nga Lindja e Mesme kanë shprehur interes që Sophie Sorschag ta kenë garuesen e tyre dhe t’i përfaqësojë shtetet e tyre. Kështu që me disa miq të mi nga Sllovenia, me ndihmën e tyre por edhe me interesin e madh që ne e kemi pasur r si federatë edhe si shtet që edhe ne ta kemi një sport nordik të cilin as infrastrukture nuk kemi të tij, por e deshi fati dhe e trashëguam një garuese kampione bote.”, tha Kelmendi.

Sorsxhag është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat