Lara Gut - Behrami vë në dyshim pjesëmarrjen në garën e Soldenit

Skijim

Lara Gut - Behrami vë në dyshim pjesëmarrjen në garën e Soldenit

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:13
Lara Gut - Behrami

Sezoni i Kupës së Botës të skive alpine është planifikuar të hapet në Solden fundjavën e ardhshme.

Ka një lajm të mirë dhe të keq për organizatorët e fillimit të Kupës së Botës të skive alpine në Solden (Austri).

Pozitiv: Për shkak të rënies së temperaturës fundjavën e kaluar, pjerrësia e sllallomit të madh në akullnajën Rettenbach është e përgatitur në mënyrë optimale dhe garat për fundjavën pas radhës janë pothuajse të garantuara. 

Problemi: Garueset më të mira të skive në botë me sa duket nuk kanë dëshirë të marrin pjesë në një garë të Kupës së Botës në fundjavën e fundit të tetorit.

Lara Gut-Behrami vë në dyshim garën e Soldenit javën e kaluar në një intervistë për mediumin zviceran ‘Blick’: “Nëse njerëzit në zonën e finishit po ecin me bluza dhe ata para televizorit janë të veshur me ato të notit, kjo nuk është logjike. 

Kjo nuk i bën ata të duan të bëjnë ski vetë”.

Mbretëresha e skive amerikane Mikaela Shiffrin ka vënë në dyshim: “Mund të futem në gjendjen mendore për të garuar në çdo kohë, edhe në temperatura të ngrohta. 

Por, a ka vërtet kuptim kjo? 

Deri në çfarë mase duhet ta përshtatim mjedisin tonë me një orar që duam? A po duhet t'i përshtatim oraret tona me mjedisin?".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat