Frehsner shpjegon sekretin e Lara Gut - Behramit

Skijim

Frehsner shpjegon sekretin e Lara Gut - Behramit

Nga: K. Goca Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:37
Lara Gut-Behrami

Në vitin 2008, skiatorja Lara Gut-Behrami ka skijuar në akullnajën Rettenbach për herë të parë. 

15 vjet më vonë ajo është ende një nga më të mirat në botë

Ajo doli e dyta në edicionin e kaluar.

Gut – Behrami është tashmë një nga skiatoret më të mëdha zvicerane në histori. 

Të shtunën ajo dëshiron të marrë fitoren e saj të tretë në akullnajën Rettenbach mbi Solden (Austri) në hapjen e sezonit pas vitit 2013 dhe 2016, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

Për trajnerin legjendar Karl Frehsner (84 vjeç), nuk është çudi që Gut-Behrami është ende në ballë edhe 15 vjet pas debutimit të saj. “Ajo do të vazhdojë të luftojë për fitore deri në vitin 2033”, e thotë me shaka ai.

 “Lara është ende shumë e mirë. Pse?

Sepse ajo nuk thotë: Tani do të jetë edhe një vit.

Jo, ajo është dikush që gjithmonë kërkon të shohë se ku mund të bëhet diçka edhe më mirë”, tha mes të tjera Frehsner.

Gut-Behrami është gati: “Prioriteti im është të qëndroj e shëndetshme dhe të ngas mirë gjatë gjithë sezonit. Unë dua ta përkthej punën time në rezultate të mira.”

Frehsner beson se Gut-Behrami gjithashtu mund të mposht mbretëreshën e lëshimit  Sofia Goggia gjatë këtij sezoni. “Pse jo?” pyet ai në mënyrë retorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat