Skiatori befason me vendimin e fundit 

Skijim

Skiatori befason me vendimin e fundit 

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:22
Lucas Braathen

Skiatori norvegjez, Lucas Braathen, fituesi i ‘Globit të vogël’ në sllallom në dimrin e kaluar, njoftoi të premten se po i jep fund karrierës së tij në vetëm 23 vjeç, pas një konflikti me Federatën Norvegjeze të Skive.

“Po e mbylli telefonin, ka mbaruar për mua”, tha Braathen në një konferencë shtypi në Solden, Austri, ku ai mori fitoren e tij të parë në Kupën e Botës në vitin 2020.

"Për herë të parë në të paktën gjashtë muaj jam i lumtur pas këtij vendimi. Për herë të parë pas shumë vitesh ndihem i lirë.

Për të vazhduar skijimin në këtë sistem, jo vetëm që më duhet të lë mënjanë ëndrrat e mia, por gjithashtu lumturinë dhe gëzimin tim. Unë nuk jam gati për këtë”, shtoi skiatori norvegjez.

Që nga viti 2020, Lucas Braathen ka fituar pesë gara të Kupës së Botës. Vitin e kaluar ai fitoi trofeun e tij të parë, ‘Globin e vogël’ të sllallomit.

Njoftimi i tij tronditës vjen ndërsa Kupa Botërore e Skive Alpine fillon këtë fundjavë në Solden, me sllallomin e madh për femra të shtunën dhe sllallomin e madh për meshkuj të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat