Lara Colturi grumbullon pikët e para sezonale, paraqitje e mirë në dy gara në Finlandë

Skijim

Lara Colturi grumbullon pikët e para sezonale, paraqitje e mirë në dy gara në Finlandë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 16:14
Lara Colturi

Në pistën e Levi, në Finlandë, u zhvilluan këtë fundjavë dy garat e radhës të sllallomit të Kupës së Botës për femra në ski, ato të sllallomit. Në pistë zbriti edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi (lindur në Itali por me nënshtetësi shqiptare), në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës.

Skiatorja 16-vjeçare bëri një paraqitje të mirë, duke hyrë në zonën e pikëve në të dyja garat, duke grumbulluar kështu pikët e para sezonale. Ditën e shtunë, në garën e parë të sllallomit, ajo u klasifikua në vendin e 22-të mes 83 skiatoreve.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 56”63, duke hyrë mes 30 skiatoreve më të mira. Në zbritjen e dytë, skiatorja kuqezi dha kohën 58”31. Në total, Colturi u klasifikua e 22-ta, me kohën 1’54”94, duke grumbulluar 9 pikë.

Në garën e dytë të sllallomit zhvilluar sot, skiatorja shqiptare u rendit në vendin e 25-të, duke grumbulluar 6 pikë.

Pas zbritjes së parë, ajo dha kohën 58”49, duke hyrë sërish mes 30 skiatoreve më të mira. Në zbritjen e dytë, Colturi dha kohën 56″12 dhe koha e përgjithshme e saj ishte 1’54”61.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat