Gruaja Valon Behramit, mahnit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Skijim

Gruaja Valon Behramit, mahnit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:23
Gut – Behrami

Skiatorja Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, ka mahnitur me paraqitjen e saj në sllallomin e madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lara Gut konfirmoi statusin e saj si më e mira e sllallom të madh në fillim të këtij sezoni, pasi fitoi edhe garën e saj të parë në borën e Amerikës së Veriut pas hapjes në Solden. 

Gut – Behrami ka përfunduar në vend të parë me kohë të kaluar për 1:53.05 minuta apo për 62 qindtat ishte më e shpejtë se Alice Robinson nga Zelanda e Re. 

Image

Lara Gut – Behrami

Mikaela Shiffrin nga SHBA është në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për 81 qindtat se fituesja e garës. 

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 250 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 200, Hector 195 pikë etj.
Në sllallom të madh, Behrami udhëheq me 200 pikë duke lënë pas Brignonen me 120, Robinson 109 pikë. etj.

Renditja  

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:53.05
2. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +0.62
3. Mikaela Shiffrin    (SHBA)    +0.81
4.  Sara Hector (Suedia)    +1.06
5. Valérie Grenier (Kanada)    +1.44
6. Federica Brignone (Italia)    +1.77
7. Julia Scheib (Austria)    +1.84
8. Paula Moltzan (SHBA)    +1.90
9. Sofia Goggia (Italia)    +1.95
10. Petra Vlhová (Sllovakia)    +1.98

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat