Senzacion, skiatorja e Shqipërisë me rezultat të madh në SHBA

Skijim

Senzacion, skiatorja e Shqipërisë me rezultat të madh në SHBA

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:38
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shkaktuar senzacion  në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reprezentuesja e Shqipërisë renditet në vend të 12-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 20 qindtat se fituesja e garës, skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami.

Lara Colturi nuk ka më shumë se 17 vjet, bëhet fjalë për një talente të madhe, e cila është italiane por me nënshtetësi shqiptare.

Gut – Behrami ka përfunduar në vend të parë me kohë të kaluar për 1:53.05 minuta apo për 62 qindtat ishte më e shpejtë se Alice Robinson nga Zelanda e Re. 

Renditja  

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:53.05
2. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +0.62
3. Mikaela Shiffrin    (SHBA)    +0.81
4.  Sara Hector (Suedia)    +1.06
5. Valérie Grenier (Kanada)    +1.44
6. Federica Brignone (Italia)    +1.77
7. Julia Scheib (Austria)    +1.84
8. Paula Moltzan (SHBA)    +1.90
9. Sofia Goggia (Italia)    +1.95
10. Petra Vlhová (Sllovakia)    +1.98
11. Katharina Liensberger (Austria)    +2.01
12. Lara Colturi (Shqipëria) +2.20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat