Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 25-të

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 25-të

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 20:44
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, me gjithë përpjekjet e saja nuk ka arritur më shumë se në vend të 25-të në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lara Colturi për 3 sekonda e 62 qindtat mbetet larg fitueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin. 

Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:42.02 minuta, duke lënë pas për 33 qindtat sllovaken Petra Vlhova. 

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)     1:42.02
2. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0.33
3. Wendy Holdener (Zvicra)    +1.37
4. Lena Durr (Gjermania) +1.56
5. Marta Rossetti (Italia)    +1.74
6. Michelle Gisin     (Zvicra)    +2.01
7. Andreja Slokar (Sllovenia)    +2.18
8. Paula Moltzan (SHBA)    +2.19
9. Sara Hector (Suedia)    +2.25
10. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.26

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat