Sophie Sorschag debuton për Kosovën

Skijim

Sophie Sorschag debuton për Kosovën

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:04
Sophie Sorschag

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, debutoi për Kosovën, duke "fluturuar" në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.

Për ngjarjen ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

"Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 31-ta nga 58 garuese. 

Në finalen e nesërme synon të marrë pozitë më të mirë.

Gara nis prej orës 12. Kujtojmë që Sorschag u kthye në gara pas rreth dy vitesh mungesë nga lëndimi i pësuar", ka shkruar KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat