Odermatt shkëlqen sllallom të madh 

Skijim

Odermatt shkëlqen sllallom të madh 

Nga: K. Goca Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:18
Marco Odermatt

Zvicerani Marco Odermatt shkëlqeu në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val D'Isere të Francës.

Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:13.93 minuta apo me kohë më të mirë për 98 qindtat se vendi i dytë, Marco Schwarz i Austrisë.

Odermatt shënoi fitoren e 25 në Kupën e Botës.

Image

Marco Odermatt

Befasi e kësaj gare është skiatori nga Andorra, Joan Verdu Sanchez.

Ai renditet në vend të. tretë duke ngelur për 1 sekondë e 32 qindtat larg fituesit të garës.   

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Schwarz kryeson me 160 pikë,  pasojnë Feller (124) e Odermatt 100 pikë etj.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra)    2:13.93
2. Marco Schwarz (Austria)    +0.98
3. Joan Verdu Sanchez (Andorra)    +1.32
4. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1.44
5 Alexis Pinturault (Franca)    +1.50
6 Loïc Meillard (Zvicra)    +2.06
7. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +2.15
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +2.16
9. Alexander Schmid (Gjermania)        +2.69
10. River Radamus (SHBA)        +2.83

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat