Anulohet supersllallomi i madh në në St. Moritz

Skijim

Anulohet supersllallomi i madh në në St. Moritz

Nga: K. G. Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Pamje nga shtegu në St. Moritz

Për shkak të kushteve të vështira në shtegun e skijimit, në St. Moritz të Zvicrës nuk do të ketë garë të dytë për femra në supersllallom të madh.

“Kupa e Botës për femra Super-G në St. Moritz e planifikuar për të dielën (sot) është anuluar. 

Reshjet e dendura të borës gjatë natës bënë të pamundur mbajtjen e garës së tretë brenda tre ditëve”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Të premten, Soffia ngadhënjeu në supersllallom, dhe dje Mikaela Shiffrin në disiplinën e lëshimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat