Pupovci përgatitet në Gangwon 

Skijim

Pupovci përgatitet në Gangwon 

Nga: K.G.. Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
Andi e Agim Pupovci

Skiatori Andi Pupovci është duke u përgatitur për sfidat e reja në garat vendore dhe ndërkombëtare. 

Pupovci me trajnerin Agim Pupovci po stërvitin në Gangwon të Koresë së Jugut.

“Andi Pupovci, garues i kombëtares së Kosovës në skijim për grupmoshat e reja,me mbështetje të KOK-ut është duke marrë pjesë në trajnimin përgatitor për sezonin e ri dhe garat ndërkombëtare, për arritjen e normave Olimpike për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj - Gangwon 2024.

Këto lojëra do të zhvillohen në Republikën e Koresë, aty ku në vitin 2018 u organizuan edhe LOD "PyeongChang 2018"”, shkruan në faqen e Federatës së Skitarisë së Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat