Parisi fiton në Val Gardena, Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme 

Skijim

Parisi fiton në Val Gardena, Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme 

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:07
Dominik Paris

Skiatori italian, Dominik Paris, ka treguar mjeshtrit e tij në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë.

Paris ka shënuar fitore në lëshim të Kupën e Botës me kohë të kaluar për 1:59.84 minuta.

Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde ngeci për 44 qindtat nga vendi i parë dhe për 16 qindtat ishte më i shpejt se Bryce Bennett i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatori Bennett udhëheq me 160 pikë në disiplinën e lëshimit, pasojnë Kilde me 160 e Paris 124 pikë etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 256 pikë,  i ndjekur nga Schwarz (234) e Bennett (178).

Renditja 

1. Dominik Paris (Italia)    1:59.84
2. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +0.44
3. Bryce Bennett (SHBA)    +0.60
4. Cyprien Sarrazin    (Franca)    +0.65
5. James Crawford (Kanada)    +0.67
6. Nils Allegre    (Franca)    +0.87
7. Mattia Casse     (Italia)    +0.92
7. Marco Odermatt (Zvicra)    +0.92
9. Marco Schwarz (Austria)    +0.95
10. Niels Hintermann (Zvicra) 2:00.97    +1.13

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat