Odermatt triumfon, në podium një kroat dhe një slloven

Skijim

Odermatt triumfon, në podium një kroat dhe një slloven

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:18
Marco Odermatt  

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia të Italisë.

Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:29.23 minuta, me kohë më të mirë për 19 qindtat se kroati Filip Zubçiç.

Slloveni Zan Kranjec zë vendin e tretë por me kohë më të dobët për 2 sekonda e 26 qindtat nga fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 356 pikë, pasojnë Schwarz 284, Kilde me 180 etj.

Odermatt kryeson me 200 pikë në disiplinën e sllallomit të madh, pasojnë Schwartz e Zubçiç me nga 130 pikë.

Renditja 

1. Marco Odermatt    (Zvicra)    2:29.23
2. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,19
3. Zan Kranjec (Sllovenia)    +2,26
4. Marco Schwarz (Austria)    +2.54
5. Joan Verdu Sanchez (Andorra)    +2.67
6. Alexis Pinturault    (Franca)    +2.81
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +3.10
8. Stefan Brennsteiner (Austria)    +3.42
9. Tommy Ford    (SHBA) +3.52
10. Gino Caviezel (Zvicra)    +3.66

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat