Lirika Deva fiton medalje të artë në turneun e skijimit në Bansko

Skijim

Lirika Deva fiton medalje të artë në turneun e skijimit në Bansko

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:31
Lirika Deva mes garuesve

Skitarja e Kosovës, Lirika Deva, ka arritur një sukses mjaft të madh këtë fundvit.

Deva ka shkëlqyer duke e fituar medaljen e artë në Yulen Cup të garave të kalendarit të FIS.

Turneu u zhvillua në shtetin e Bullgarisë.

Ajo la pas vetes Elena Stoilovan dhe Liliana Pitovan që u pozicionuan në vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin skitarë nga pesë shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat