Xhevdet Mazrekaj: Si trajneri im i skitarisë, Fetah Musa ishte shumë më shumë se një mësues

Skijim

Xhevdet Mazrekaj: Si trajneri im i skitarisë, Fetah Musa ishte shumë më shumë se një mësues

Nga: K. G. Më: 4 janar 2024 Në ora: 18:26
Fetah Musa

Komuniteti i skitarisë dhe shteti i Kosovës, mbetet pa profesorin dhe trajnerin e shquar të skitarisë, që la gjurmë në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Mbrëmë në moshën 79-vjeçare ka ndërruar jetë Fetah Musa.

Sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e qytetit në Pejë.

Ikja e tij në amshim, ka lënë zbrazëti të madhe në sportin e skitarisë, nga dora e të cilit dolën emra të spikatur të skitarisë  në periudhat e ndryshme, gjatë viteve të 70-ta dhe të 80-ta.

Editori i gazetës kombëtare “Bota sot”, z. Xhevdet Mazrekaj, i shpreh ngushëllime familjes së prof. Fetah Musa.

“Me zemër të rënduar dhe ndjenjë të thellë respekti, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta ndaj familjes së të ndjerit Profesor Fetah Musa. 

Si trajneri im i skitarisë, ai ishte shumë më shumë se një mësues - ai ishte një udhëheqës, një mentor dhe një frymëzues. 

Ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën time dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të njohin dhe të mësojnë nga ai.

Përmes përkushtimit dhe pasionit të tij për skitarinë, Profesori na mësoi jo vetëm të sfidojmë malet, por edhe të ndërtojmë karakterin tonë. 

Ai kultivoi tek unë jo vetëm aftësitë si skitar, por edhe mësime jetësore të çmuara që do t'i mbaj me vete përgjithmonë.

Në këto momente të vështira, lutem që familja e tij të gjejë ngushëllim në kujtimet e lumtura dhe në ndikimin pozitiv që ai la pas. 

Le të kujtojmë dhe të nderojmë Profesorin Fetah Musa si një shembull të shkëlqyer të dashurisë, përkushtimit dhe frymëzimit”, shkreh ngushëllime z. Mazrekaj përmes profilit të tij në facebook.

Xhevdet Mazrekaj ka qenë kampion i trefishtë republikan (rekord) në tri disiplina alpike, sllallom, sllallom i madh dhe lëshim, për tri vite rresht (1975/76 e 77).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat