Grenier triumfon, Gut – Behrami e dyta në Kranjska Gora 

Skijim

Grenier triumfon, Gut – Behrami e dyta në Kranjska Gora 

Nga: K. Goca Më: 6 janar 2024 Në ora: 13:49
Valerie Grenier

Skiatorja kanadeze, Valerie Grenier, ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë. 

Valerie Grenier përfundoi në vend të parë me kohë të kaluar për 1:50.51 minuta dhe me kohë më të mirë për 37 qindtat se skiatorja zvicerane, Lara Gut – Behrami.

Federica Brignone përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 51 qindtat se fituesja e garës.

Image

Gut – Behrami

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 929 pikë, pasojnë Brignone 697, Vlhova 622 pikë etj.

Në sllallomin e madh Brignone udhëheq me 460 pikë, pasojnë Gut Behrami 445 e Shiffrin 349 pikë.    

Renditja

1. Valerie Grenier (Kanada)    1:50.51

2. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0.37
3. Federica Brignone (Italia) +0.51
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0.61
5. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia)    +1.18
6. Sara Hector (Suedia)    +1.59
7. Franziska Gritsch (Austria)    +1.69
8. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +1.77
9. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1.88
10. Marta Bassino (Italia) +1.90

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat