Odermatt dominon, kompleton het – trik-un në Adelboden

Skijim

Odermatt dominon, kompleton het – trik-un në Adelboden

Nga: K. Goca Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:56
Marco Odermatt

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, nuk ndalet, djuke kompletuar het – trik-un në Adelboden të Zvicrës.

Odermatt ka marrë fitoren e tij të tretë radhazi në këtë Qendër të Skive.

Podiumi është kompletuar çuditërisht nga specialisti i shpejtësisë Kilde dhe kroati Zubçiç.

Image

Kilde

Odermatt shënoi fitore në sllallomin e madh, me kohë të kaluar për 1:54,06 minuta, me kohë më të mirë për 1 sekondë e 26 qindtat se norvegjezi Aleksander Kilde.

Kroati Zubçiç përfundoi në pozitën e tretë e me kohë më të dobët për 1 sekondë e 77 qindtat se Odermatt.

Në rendiitjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 736 pikë, Schwartz 464 e Kilde me 320 pikë.

Odermatt udhëheq me 400 pikë në sllallomin e madh, pasojnë Zubçiç 240 e Schwarz 210 pikë etj.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:54,06
2. Aleksander Kilde (Norvegjia) +1,26
3. Filip Zubçiç (Kroacia) +1,77
4. River Radamus (SHBA)    +1.89
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1.97
6. Alexander Steen Olsen (Norvegjia)    +2.01
7. Atle Lie McGrath (Norvegjia)    +2.03
8. Luca De Aliprandini (Italia)    +2.12
9. Rasmus Windingstad (Norvegjia)    +2.27
10. Alexander Schmid (Gjermania)    +2.28

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat