Colturi sërish në zonën e pikëve

Skijim

Colturi sërish në zonën e pikëve

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:58
Lara Colturi

Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan sot në pistën sllovene të Kranjska Gora, ku u zhvillua gara e sllallomit rë madh.

Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, në edicionin e saj të dytë në Kupën e Botës, ku po tregon cilësi të jashtëzakonshme.

Paraqitja e skiatores 17-vjeçare kuqezi ishte e mirë, duke hyrë sërish mes 30 më të mirave pas zbritjes së parë. Ajo dha kohën 59”20 pas zbritjes së parë, ndërsa në të dytën e ndali kronometrin në kohën 54”47.

Kështu, pas dy zbritjeve, ajo dha kohën e përgjithshme 1’53”67, duke u klasifikuar në vendin e 25-të, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në Kupën e Botës.

Deri më tani, ajo ka grumbulluar 58 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 49-të në renditjen e përgjithshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat