Reprezentuesja e Shqipërisë shkëlqen në Kranjska Gora 

Skijim

Reprezentuesja e Shqipërisë shkëlqen në Kranjska Gora 

Nga: K. Goca Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:09
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, sot ka mahnitur të gjithë, duke u renditur në vend të 13-të në disiplinën e Kupës së Botës, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Lara Colturi ngeci për 2 sekonda e 36 qindtat nga fituesja e garës Petra Vlhova.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 929 pikë, pasojnë Vlhova (722) e Brignone (697).

Në sllallom, Shiffrin udhëheq me 430 pikë, pasojnë Vlhova (425) e Durr (350).

Renditja 

1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:47.62
2. Lena Dürr (Gjermania) +0.72
3. AJ Hurt (SHBA)    +0.87
4. Camille Rast     (Suedia)    +1.17
5. Paula Moltzan (SHBA)    +1.23
6. Sara Hector (Suedia)    +1.38
7. Katharina Liensberger    (Austria)    +1.53
8. Chiara Pogneaux    (Franca)    +1.68
9. Katharina Huber (Austria)    +1.76
10. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.96

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat