Odermatt shënon fitore të madhe në lëshim 

Skijim

Odermatt shënon fitore të madhe në lëshim 

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:56
Marco Odermatt

Zvicerani Marco Odermatt feston fitoren e tij të parë në Kupën e Botës në lëshim. 

Fitore në shtëpi përkatësisht në Wengen të Zvicrës.

Skiatori Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43.32 minutë. 

Odermatt doli i pari me kohë më të mirë për 58 qindtat se francezi Cyprien Sarrazin.

Aleksander Aamodt Kilde renditet në pozitën e tretë por ngeci për 81 qindtat se fituesi i garës. 

26-vjeçari zviceran ishte më i shpejti paksa në shtegun e shkurtuar. Ai arriti fitoren e tij jubilare të 30-të në Kupën e Botës.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:43.32
2. Cyprien Sarrazin (Franca) +0.58
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.81
4. Florian Schieder (Italia)    +0.94
5. Dominik Paris (Italia)    +1.05
6. Ryan Cochran-Siegle (SHBA     +1.23
7. Mattia Casse    (Italia)    +1.24
8. Otmar Striedinger (Austria)    +1.25
9. Alexis Pinturault (Franca) +1.43
10. Justin Murisier (Zvicra)    +1.44

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat