Goggia më e mira, Gut Behrami e gjashta! Dy skiatore me kohë të njëjtë

Skijim

Goggia më e mira, Gut Behrami e gjashta! Dy skiatore me kohë të njëjtë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 janar 2024 Në ora: 13:14
Sofia Goggia

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, ka treguar formë të mirë duke shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Zauchensee të Austria.

Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,47 minuta apo më kohë më të mirë për 10 qindtat se austriakja, Stephanie Venier.

Sofia Goggia festoi fitoren e saj të 24-të në Kupën e Botës. 

Image

Lara Gut-Behrami

Dy skiatore me kohë të njëjtë në vend të tretë, Mirjam Puchner (Austria) dhe Nicol Delago (Italia), të cilat patën kohën më të dobët për 34 qindtat se vendi i parë.

Lara Gut-Behrami mbetet jashtë podiumit, përfundoi në vend të gjashtë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 929 pikë, pasojnë Brignone (765), Vlhova (722). Në renditjen e lëshimit, Goggia udhëheq me 230 pikë, e ndjekur nga Flury me 137 e Puchner 131 pikë etj.

Renditja

1. Sofia Goggia (Italia) 1:46,47
2. Stephanie Venier (Austria) +0,10
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,34
3. Nicol Delago (Italia) + 0,34
5. Kira Weidle (Gjermania)    +0.46
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra)     +0.62
7. Ariane Rädler (Austria)    +0.64
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +0.70
9. Laura Gauche     (Franca)    +1.00
10. Priska Nufer    Schweiz (Zvicra)        +1.11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat