Odermatt vazhdon dominimin, ngadhënjen në shtegun më të gjatë në botë

Skijim

Odermatt vazhdon dominimin, ngadhënjen në shtegun më të gjatë në botë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 janar 2024 Në ora: 14:57
Marco Odermatt 

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, vazhdon dominimin dhe gjithnjë e më shumë po e thellon epërsinë me pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Marco Odermatt ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:25.64 minuta.

Zvicerani pati kohë më të mirë për 59 qindtat se zvicerani Cyprien Sarrazin.

“U mbajt skijimi në lëshim në shtegun më të gjatë në botë dhe zvicerani Marco Odermatt ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar fitore”; - shkruan media sllovene “Sport.slo”.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:25.64
2. Cyprien Sarrazin (Franca) +0.59
3. Dominik Paris (Italia) +1.92
4. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +2.20
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +2.49
6. Adrien Theaux (Franca) +2.55
7. Nils Allegre (Franca) +2.72
8. Niels Hintermann (Zvicra) +2.74
9. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +2.77
10. Bryce Bennett (SHBA)    +2.99

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat