Skiatori austriak më i shpejti! Dy norvegjezë në podium 

Skijim

Skiatori austriak më i shpejti! Dy norvegjezë në podium 

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:19
Manuel Feller

Skiatori nga Austria, Manuel Feller, është më i shpejti në sllallom në Kupën e Botës, që u mbajt sot në Wengen të Zvicrës.

Manuel Feller doli i pari për 1:50.28 minutë por me kohë të ngushtë, vetëm me 10 qindtat e sekondës ishte para norvegjezit Atle Lie McGrath.

Norvegjezi tjetër, Henrik Kristoffersen, renditet në vend të tretë por me kohë më të dobët për 21 qindtat se Feller.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1016 pikë, duke lënë pas Schwarz me 464, Sarrazin 460 sosh.

Në sllallom Feller kryeson me 345 pikë, pasojnë McGrath me 192 e Schwarz 180 pikë.
 
Renditja 

1. Manuel Feller (Austria) 1:50.28
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.10
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0.21
4. Clement Noël (Franca)    +0.44
5. Loïc Meillard (Zvicra)    +0.98
6. Marc Rochat (Zvicra)    +1.06
7. Michael Matt (Austria) +1.20
8. Fabio Gstrein (Austria)    +1.26
9. Timon Haugan (Norvegjia) +1.32
10. Istok Rodes (Kroacia) +1.45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat